Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO/ Momenti tronditës kur vala gjigante e dallgëve përpin në pak sekonda sërfistin profesionist
Një ngjarje dramatike ka ndodhur në brigjet e Portugalisë, teksa një sërfist brazilian ka përjetuar ndoshta momentin më të keq të jetës në aventurën e tij. Edhe pse profesionist në këtë sport, 58-vjeçari Carlos Burlet duket se “ka lindur me këmishë”. Ai po bënte surf në Nazaré të Portugalisë, kur një valë gjigante e ‘gëlltiti’ në pak sekonda pas përndjekjes në det të hapur. Videoja është tronditëse dhe bëri shumë shpejt xhiron e rrjetit. Shpëtimtarët më në fund arritën ta shpëtonin nga mbytja e sigurt. Nazaré është bregu më i rrezikshëm në botë për sërfistët, pasi ka dallgë të forta dhe të rrezikshme. Bourlet tani është jashtë rrezikut, por episodi mbetet një paralajmërim për gjithë të tjerët.