Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Çfarë është ‘kutia e zezë’ tek ilaçet dhe si i mbron pacientët?
Një kuti e zezë te një ilaç ose produkt shëndetësore tingëllon frikësuese, veçanërisht kur publikohet ose hiqet papritur nga paketimi. Kjo ndodhi me 10 nëntor 2025, kur Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) njoftoi heqjen e këtij paralajmërimi nga terapia hormonale për menopauzën. Por çfarë përfaqëson realisht ky paralajmërim dhe pse është i rëndësishëm? "Kutia e zezë" është njoftimi më i fortë i sigurisë që FDA-ja vendos për një ilaç. Ajo shërben për të paralajmëruar mjekët dhe farmacistët se një medikament mund të ketë rreziqe serioze për shëndetin, përfshirë rrezikun për lëndime të rënda apo vdekje. Këta profesionistë janë të detyruar t'ua komunikojnë këto rreziqe edhe pacientëve. Këto paralajmërime përfshihen në fletëudhëzimin zyrtar të ilaçit, i cili është dokumenti zyrtar që shoqëron çdo medikament...