Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Rritet sigurimi i makinave shqiptare jashtë vendit, ulje e lehtë për të huajt që qarkullojnë në Shqipëri
Makinat me targa shqiptare që udhëtojnë jashtë vendit po sigurohen më shumë, ndërsa makinat me targa të huaja që futen në Shqipëri më pak. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), të ardhurat e arkëtuara prej kompanive të sigurimit nga primet e shkruara bruto të Kartonit Jeshil kapën një shifër prej 1.7 miliardë lekësh deri në tetor të këtij viti, duke u rritur me 10.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sigurimi me Karton Jeshil bëhet për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit dhe mbulon dëmet që i shkaktohen palëve të treta në rast aksidenit. Prej 1 shkurtit të këtij viti, të gjithë makinat që udhëtojnë drejt Malit të...