Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes
GJKKO ka shtyrë për në datën 22 dhjetor çështjen për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Po ashtu mësohet se gjykata ka urdhëruar SPAK-un që t’i dërgojë Metës fashikujt e dosjes brenda kësaj jave. Meta kërkoi këto të fundit gjatë seancës së sotme. “Jeni të lutur të më vendosni të dispozicion materialet. Dua të njihem me fashikujt e hetimit”, citohet të ketë thënë Meta. Pak ditë më parë, përmes një kërkese të depozituar në kryesekretari, Meta kërkoi të mos mbahej në kafazin e sallës, duke pretenduar se në të kundërt nuk do të pranonte zhvillimin e seancave të procesit.