Kompozitori dhe dirigjenti, Rafet Rudi vlerësohet me dekoratën “Nderi i Akademisë”

Kompozitori dhe dirigjenti, Rafet Rudi vlerësohet me dekoratën “Nderi i Akademisë”

Në kuadër të Javës Kombëtare të Kulturës, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, u promovua libri i kompozitorit e dirigjentit Rafet Rudi, “Libri im i kujtimeve”. Promovimi u moderua nga muzikologia Rreze Kryeziu Breznica e cila tha se prof. Rudi ka ndërtuar narrativën e një kompozitori, dirigjenti dhe mendimtari në fushën e historisë dhe filozofisë së muzikës. Ajo theksoi se libri vjen si një vepër për të ndriçuar një periudhë historike, profesionale dhe shpirtërore, që bart në vete kujtesën e një kohe dhe kontributin e një personaliteti të rëndësishëm, siç është profesori Rafet Rudi. Skënder Gjinushi, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e vlerësoi, kompozitorin dhe dirigjentin Rudi si një ndër personalitetet më të shquar të artit dhe muzikës. Në kuadër të kësaj veprimtarie,...