Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Aksident në aksin Pogradec-Tushemisht, plagosen tre persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak momente më parë në Pogradec, në aksin Pogradec – Tushemisht. Dy mjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën, duke shkaktuar tre të plagosur. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë dhe po transportohet drejt spitalit për ndihmë. Dy personat e tjerë kanë marrë dëmtime më të lehta. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit, si dhe për menaxhimin e trafikut në zonë./vizionplus.tv