No Image Available

Sot pritet të “vuloset” fati i Metës, ish presidenti i pranishëm në seancë

Në GJKKO po zhvillohet këtë të premte seanca ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Gazetarja e Vizion Plus Blerina Cene raporton se Meta është prezent në seancën e sotme që po zhvillohet ndaj tij, ku ka kërkuar të njihet me fashikujt hetimorë të dosjes dhe t’i vendosen në dispozicion materialet. Seanca e sotme do të vendosë nëse dosja ndaj tij dhe të pandehurve të tjerë do të kalojë për gjykim apo jo. Meta ka bërë më herët rekurs për lirimin e tij, por ajo është rrëzuar nga Gjykata e Lartë./vizionplus.tv