Përplasen dy mjete në afërsi të Tushemishtit, tre të lënduar, dërgohen me urgjencë në spital

Përplasen dy mjete në afërsi të Tushemishtit, tre të lënduar, dërgohen me urgjencë në spital

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën që të çon drejt fshatit të Tushemishtit, Pogradec. Sipas informacioneve paraprake mësohet se të lënduar kanë mbetur tre persona, të cilët u dërguan me ambulancë drejt spitalit. Burime nga uniformat e bardha bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Top Channel