Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Luan Baçi: Oligarkët e lidhur me pushtetin po grabisin tokat e fermerëve në Levan dhe Hamil të Fierit
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka denoncuar në mënyrë të hapur grabitjen e tokave të fermerëve në zonën e Myzeqesë, duke treguar sesi oligarkë të lidhur me pushtetin po shfrytëzojnë lejet për parqe fotovoltaike për të dëbuar fermerët. Ky është reagimi i tij i plotë: Reagimi i deputetit Luan Baçi: Të Martën, datën 2 Dhjetor, denoncova në parlament grabitjen e tokave të fermerëve në Levan dhe në Hamil, bashkia Fier, nga oligarkë të lidhur me pushtetin! Sot, disa nga këta fermerë, nga fshati Shtyllas, banues të hershëm tashmë në këto zona, të ardhur nga persekucioni i diktaturës, kanë denoncuar në polici zaptimin me anë të grabitjes dhe dokumenteve fallco të tokave të tyre, që i zotërojnë për më shumë se 20 vjet, me dokumentacion...