Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Gjermania aprovon planin për rekrutë ushtarakë
Bundestagu gjerman (dhoma e ulët e parklamentit) ka votuar të premten projektligjin që lejon shtetin të shkojë përpara me rekrutimin ushtarak. Projektligji kontrovers mori një shumicë solide në fund, me 323 deputetë që votuan për dhe 272 kundër, me një abstenim, raportoi CNN. Kjo lëvizje synon ta çojë numrin e forcave të armatosura të Gjermanisë në rreth 260,000 ushtarë nga 180,000 sa janë aktualisht deri në vitin 2035. Ky projektligj nuk parashikon rekrutim të detyrueshëm, por e nxit rekrutimin vullnetar përmes masave si paga fillestare mujore prej 2,600 eurosh, një rritje prej 450 eurosh aktualisht. Sipas sistemit të ri, të gjitha 18-vjeçarët do të marrin një pyetësor ku pyeten për interesin e tyre për të shërbyer në ushtri. Nga korriku 2027, djemtë do t’i nënshtrohen...