Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
“3 mijë paund për të lënë Anglinë”, Ministria e Brendshme angleze u kërkon 700 familjeve shqiptare të largohen vullnetarisht
Familjeve shqiptare që përmendi Ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Shabana Mahmood, se do deportohen nga Britania, pasi u ka mbaruar e drejta e qëndrimit në ishull, mund t’u ofrohen më shumë se 3 mijë stërlina për t’u larguar vullnetarisht nga Britania e Madhe. Zëvendësministri për Sigurinë e Kufijëve, Alex Norris, deklaroi për mediat vendase se kjo shumë prej më shumë se 3 mijë stërlinash përbën një investim të mirë për taksapaguesit britanikë. Qartazi britanikët synojnë të ulin shpenzimet e mbajtjes së familjeve, nëse ata do vazhdonin të qëndronin sado gjatë në Britani, përmes dhënies së kësaj shume. ”Për momentin ne mund t’u paguajmë rreth 3 mijë stërlina”, tha zv.ministri i Brendshëm britanik “dhe nuk kërkojë ndjesë për një fakt të tillë”. Duke folur për...