Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Qeveria britanike po shqyrton ofrimin e më shumë se 3 mijë paundëve për qindra familje shqiptare, me qëllim nxitjen e largimit të tyre vullnetar nga Mbretëria e Bashkuar, në kuadër të masave të reja për ashpërsimin e politikave të emigracionit. Nisma vjen pasi Ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, njoftoi në Parlament se rreth 700 familje shqiptare, përfshirë edhe ato me fëmijë, pritet të deportohen si pjesë e reformës së qeverisë në këtë fushë. Shumë prej tyre kanë marrë tashmë refuzim për kërkesat e azilit, por kanë vijuar të qëndrojnë në vend. Zëvendësministri britanik për Sigurinë e Kufijve, Alex Norris, deklaroi për median vendase se pagesa e ofruar — e cila aktualisht është rreth 3 mijë paund — shihet si “një investim i mirë për taksapaguesit britanikë”, duke...