Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki në Greqi donin sot që të bllokonin hyrjen në aeroportin “Maqedonia” për një kohë të pacaktuar, duke mbërritur me traktorët e tyre përpara Shkollës Bujqësore, pak pas orës 12:00. Megjithatë, atje kishte forca policie, të cilat rreshtuan rrjetat e hekurta dhe i ndaluan ata të vazhdonin drejt aeroportit. Për disa minuta, tensioni u rrit dhe policia, duke vendosur mburojat e tyre dhe duke përdorur kimikate, gaz lotsjellës (lacrimogjen), i pengoi fermerët të vazhdonin, ndërsa u raportuan edhe lëndime të lehta. Disa nga fermerët u përleshën dhe disa të tjera u rrëzuan përtokë, edhe me lëndime. Shumë të tjerë pësuan dëme nga gazi lotsjellës dhe patën efekte anësore. Fermerët këmbëngulën, duke kërkuar që rruga të hapej për të kaluar një...