Kampionati i vajzave / Java e 8-të sjell sfida interesante. Partizani pret Gramshin, Teuta sfidon Vllazninë në transfertë

Kampionati i vajzave / Java e 8-të sjell sfida interesante. Partizani pret Gramshin, Teuta sfidon Vllazninë në transfertë

Kampionati i vajzave rikthehet këtë të shtunë pas pauzës së detyruar nga ndeshjet e Kombëtares A dhe asaj U-19. Të gjitha ndeshjet e javës së 8-të do të zhvillohen të ndara në tre ditë, të shtunën, të dielën e të hënën. Kjo javë premton duele mjaft interesante. Të shtunën do të luhen dy sfidat më interesante të javës. Partizani pret Gramshin në shtëpi në ora 14:00. Në po të njëjtën orë do të luhet edhe takimi tjetër mes Vllaznisë dhe Teutës. Kinostudio – Apolonia do të luhet të dielën në ora 10:00 në QSK Kamëz, ndërsa sfida përmbyllëse e javës do të luhet të hënën mes Lushnjës dhe Egnatias. Skuadra e Atletik Klub këtë javë do të jetë pushim.   Kategoria Superiore për vajzave –...