50 bastisje në Moldavi, sekuestrohen armë, pasaporta dhe karta bankare të grupit të organizuar

50 bastisje në Moldavi, sekuestrohen armë, pasaporta dhe karta bankare të grupit të organizuar

Policia moldave tha të premten se ka kryer rreth 50 bastisje në vende të shumta në vend, ku ka gjetur prova se një grup i organizuar – i trajnuar më parë në një kamp në Serbi, po planifikonte të shkaktonte trazira në Moldavi. “Grupi i organizuar dyshohet se veproi me qëllimin për të kryer aktivitete të paligjshme në shkallë të gjerë dhe në këmbim të përfitimit financiar”, tha policia moldave në një komunikatë. Në komunikatë thuhet se grupi ishte stërvitur më parë në një kamp në Banja Kovilaça, në Serbinë perëndimore, dhe se qëllimi ishte “të krijonte tension shoqëror, i ndjekur nga nisja e protestave të dhunshme me qëllim që të ndikonte në rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve moldavë”. Më 26 shtator, policia në...