Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Platforma X e Elon Musk gjobitet me 120 milionë euro nga BE-ja, shkak shenjat mashtruese të verifikimit të llogarive
Platforma e mediave sociale X e Elon Musk është gjobitur me 120 milionë euro nga BE-ja për shkak të shenjave të saj blu të verifikimit. Sipas ‘BBC’, Komisioni Evropian tha se duke u lejuar njerëzve të paguajnë për një shenjë verifikimi blu në profilin e tyre, platforma e mediave sociale “mashtron përdoruesit” sepse firma nuk po “verifikon në mënyrë kuptimplote” se kush qëndron pas llogarisë. “Ky mashtrim i ekspozon përdoruesit ndaj mashtrimeve, duke përfshirë mashtrimet me imitim, si dhe formave të tjera të manipulimit nga aktorë keqdashës”, tha ajo . Rregullatorët e BE-së thanë se platforma gjithashtu nuk po siguronte transparencë rreth reklamave të saj dhe nuk po u jepte studiuesve qasje në të dhëna publike. “Gjoba e lëshuar sot u llogarit duke marrë parasysh natyrën e...