Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Evropa po përballet me rrezikun e zhdukjes së qytetërimit”, Shtëpia e Bardhë: Politikat e migracionit po transformojnë kontinentin dhe po nxisin konflikte
“Evropa po përballet me rrezikun e zhdukjes së qytetërimit dhe, nëse trendet aktuale vazhdojnë, Kontinenti i Vjetër “do të jetë i panjohur brenda 20 vjetësh ose edhe më pak”. Kështu thuhet në një dokument të Shtëpisë së Bardhë që përshkruan strategjinë e re të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Në këtë strategji, administrata e Presidentit Donald Trump deklaron se SHBA-ja do të braktisë rolin e saj global për t’u përqendruar më shumë në Amerikën Latine dhe në luftën kundër imigracionit. Dokumenti rendit disa çështje që, sipas tij, rrezikojnë historinë dhe kulturën e Evropës. “Problemet më të mëdha me të cilat përballet Evropa përfshijnë aktivitetet e Bashkimit Evropian dhe organeve të tjera transnacionale që minojnë lirinë dhe sovranitetin politik; politikat e migracionit që po transformojnë...