Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
SHBA-të mesazh të qartë Europës: Merrni përsipër kapacitet mbrojtëse të NATO-s deri në 2027-ën ose…
SHBA-të duan që Europa të marrë përsipër shumicën e kapaciteteve mbrojtëse konvencionale të NATO-s, nga inteligjenca te raketat, deri në vitin 2027, i thanë zyrtarët e Pentagonit diplomatëve në Uashington këtë javë, raporton Reuters. Mesazhi, i rrëfyer nga pesë burime të njohura me diskutimin, përfshirë një zyrtar amerikan, u përcoll në një takim në Uashington këtë javë midis stafit të Pentagonit që mbikëqyr politikën e NATO-s dhe disa delegacioneve evropiane. Diçka e tillë do të ndryshonte në mënyrë dramatike mënyrën se si SHBA-të, një anëtar themelues i aleancës së pasluftës, punojnë me partnerët e tyre më të rëndësishëm ushtarakë. Në takim, zyrtarët e Pentagonit treguan se Uashingtoni nuk ishte ende i kënaqur me progresin që ka bërë Evropa për të rritur kapacitetet e saj mbrojtëse...