Ngjarje misterioze në Glasgow/ 1 i vdekur dhe 3 të plagosur gjenden në një apartament

Ngjarje misterioze në Glasgow/ 1 i vdekur dhe 3 të plagosur gjenden në një apartament

Një burrë ka humbur jetën pas një incidenti të ndodhur në një apartament në rrugën Berkeley në Glasgow, në orët e para të mëngjesit të së premtes. Ngjarja u raportua rreth orës 06:45, kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, por pavarësisht ndërhyrjes së tyre, burri u shpall i vdekur në vend. Tre persona të tjerë u transportuan në spital me lëndime që nuk paraqesin rrezik për jetën. Policia e Skocisë ka deklaruar se vdekja po trajtohet si “e pashpjegueshme”, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat. Zona përreth ndërtesës mbeti e rrethuar për orë të tëra, me një prezencë të shtuar të automjeteve të policisë dhe ambulancave. Banorë të lagjes thanë se kishin dëgjuar britma dhe zhurma të mëdha në momentin e incidentit. Një...