Përshkallëzohet protesta në Greqi/ Fermerët tentojnë bllokadë në kryqëzimin e aeroportit, përplasen me policinë

Përshkallëzohet protesta në Greqi/ Fermerët tentojnë bllokadë në kryqëzimin e aeroportit, përplasen me policinë

Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki u përpoqën sot të vendosnin një bllokadë të re në kryqëzimin që të çon drejt aeroportit “Maqedonia”, duke përdorur traktorë dhe mjete të tjera bujqësore. Lëvizja e tyre u ndalua nga forcat e policisë, duke shkaktuar tensione dhe momente paniku. Sipas raportimeve, një grup fermerësh tentuan të kalonin përmes territorit të fermës së Universitetit Aristoteli, për të arritur në kryqëzim. Policia reagoi duke përdorur kimikate dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë, çka solli skena kaotike me protestues që vraponin për t’u mbrojtur nga efektet e gazit. ELAS-i kishte paralajmëruar që në fillim vendosmërinë për të mos lejuar bllokimin e aksit strategjik të aeroportit. Para kryqëzimit ishte ngritur një barrierë e përforcuar me kafaze, ndërsa policia udhëzoi drejtuesit e automjeteve...