Shtyhet seanca paraprake për Veliajn, Klotilda Bushka kërkon pushimin e çështjes

Shtyhet seanca paraprake për Veliajn, Klotilda Bushka kërkon pushimin e çështjes

Shtyhet për në 12 dhjetor seanca paraprake në GJKKO për dosjen “Veliaj”. Ditën e sotme përfundoi mbrojtjen ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila përmes avokatit të saj, kërkoi pushimin e çështjes me argumentin se nuk ka vepër penale. Nga të gjithë të pandehurit në dosje, ka mbetur pa bërë mbrojtjen kryebashkiaki i Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, biznesmeni Gentian Sula, Shkëlqim Fusha si dhe shoqëritë. GJKKO do të vendosë nëse çështja e Veliajt do të kalojë për gjykim apo jo.