Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Një përleshje mes dy familjeve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit, ku në konflikt është përfshirë edhe një efektiv i Policisë së Shtetit. Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:00 dhe solli nisjen e hetimeve ndaj katër personave të përfshirë. Sipas Policisë vendore, dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta mes shtetasve E. H., 46 vjeç, dhe L. A., 49 vjeç. Përplasja është zgjeruar më tej, duke përfshirë edhe djalin 17-vjeçar të 46-vjeçarit, si dhe vëllain e 49-vjeçarit, shtetasin F. A., 57 vjeç, i cili rezulton të jetë punonjës policie. Pas veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori. Për shtetasin E. H. ka nisur procedimi penal për veprën “dëmtime të...