Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Vrau efektivin e FNSH-së / Kërkesa e David Qoses në gjykatë: Të shfuqizohet dënimi
David Qosja, personi që vrau me armë zjarri efektivin e FNSH-së Adrian Kodra në vitin 2016, kërkon të lirohet nga burgu. TCH raporton se Qosja ka bërë kërkesë në gjykatë, ku pretendon gjykim të padrejtë dhe kërkon shfuqizim të dënimit. Ngjarja tronditëse ndodhi më 2 shtator 2016, Qosja terrorizoi me armë fshatin e tij në Torovicë të Lezhës ndërsa në operacionin për kapjen e tij humbi jetën dhe efektivi Ardian Kodra, ‘Dëshmor i Atdheut’.