Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO- Josip Broz Titos i “pritet” koka në Slloveni, në pranga autorit për dëmtimin e…
Skulptura prej bronzi e ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Titos në qytetin e Velenjës këtë të premtë është vandalizuar duke i hequr kokë. Autoritetet sllovene kanë vënë në pranga një person lidhur me ngjarjen i cili u kap duke transportuar kokën prej bronzi në mjetin e tij. Rasti është zbuluar nga një qytetar i cili ka njoftuar policinë se pranë shkollës së muzikës në Velenjë kishte vënë re një burrë që po ngarkonte në një automjet një objekt të madh metalik dhe më pas ishte larguar në drejtim të kryqëzimit të rrugëve Tomsiceva dhe Jenkova. Dy policë të Velenjës, të cilët po patrullonin morën njoftimin dhe reaguan menjëherë duke kryer ndalimin e autorit në rrugën Simona Blatnika. I arrestuari është një 49-vjeçar ndërsa në automjet...