Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kontradikta dhe ironi, Trump nënshkruan marrëveshjen e paqes mes Rwandës dhe Kongos
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka nënshkruar një marrëveshje paqeje mes Rwandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, që synon të përfundojë një konflikt të gjatë në Afrikën Qendrore. Ai e quajti këtë “një ditë të madhe për Afrikën dhe botën”, por ceremonia ishte e mbushur me kontradikta dhe ironi. Ndërkohë që Trump promovonte paqen, luftimet mes rebelëve të mbështetur nga Rwanda dhe ushtrisë kongoleze vazhdojnë. Ceremonia u mbajt në ish-shtabin e Institutit Amerikan për Paqe, i cili u mbyll nga administrata e Trump dhe emri i tij u vendos në fasadë, duke shkaktuar polemika ligjore mbi legjitimitetin e këtij veprimi. Ligjvënës dhe ekspertë vunë në dukje kontradikta: ndërsa Trump fliste për paqe, forcat amerikane vazhduan sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge, duke shkaktuar...