Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zgjidhet shefi i ri i Mossadit, besnik i Netanyahut, u plagos rëndë në sulmin e Hamasit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zgjedhur sekretarin e tij suhtarak, gjeneralin Roman Gofman për të udhëhequr Mossadin, pas përfundimit të mandatit të drejtorit aktual David Barnea në qershor 2026. Vendimi i është dërguar Komitetit Këshillëdhënës për Emërimet e Larta. Emërimi i Gofman, një figurë që vjen nga ushtria dhe jo nga Mossadi, shihet si zgjedhje e drejtpërdrejtë e Netanyahut, megjithëse pritet të përballet me më pak kundërshtime sesa emërime të mëparshme në sektorin e sigurisë. I lindur në Bjellorusi dhe i emigruar në Izrael në vitin 1990 kur ishte 14 vjec, Gofman ka një karrierë të gjatë ushtarake, nga Korpusi i Blinduar deri në drejtimin e brigadave dhe divizioneve kryesore të IDF-së. Ai u plagos rëndë gjatë sulmit të Hamasit në tetor 2023, por u rikthye...