Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Vrasja e 15-vjeçarit në Durrës, babai: Kërkoj drejtësi! Ishte i pafajshëm, një grua dëshmitare okulare
Adem Bobo, babai i 15-vjeçarit E.B; që u vra me thikë pas një sherri të ndodhur mes adoleshentëve, disa ditë më parë në Durrës, ka thënë se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt. Në dëshminë e tij, ai tregoi se djali nuk ka pasur asnjë lidhje, pasi vetëm i ka shoqëruar shokët e tij, pasi i kanë thënë për t’i dërguar me makinë që të sqaroheshin me disa persona të tjerë. Gjithashtu, Adem Bobo u shpreh se një grua e moshuar ka qenë dëshmitare okulare. “Do të tregoj aq sa di. Djali ka qenë duke shkuar për në punë i kanë dalë disa shokë dhe i kanë thënë, na dërgo pak se kemi një muhabet për të sqaruar me disa të tjerë. As...