Ka vënë në përgjim anëtarët e KLP? SPAK zbulon të vërtetën, i kthen përgjigje akuzave

Ka vënë në përgjim anëtarët e KLP? SPAK zbulon të vërtetën, i kthen përgjigje akuzave

Pas disa akuzave të bëra publike se SPAK po përgjon anëtarët e KLP-së, vjen një reagim nga Prokuroria e Posaçme. Në një reagim pas interesit të mediave, SPAK mohon akuzat. REAGIMI: Në përgjigje të disa kërkesave tuaja, ju bëjmë me dije se: 1.Asnjë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk është objekt hetimi, vëzhgimi apo përgjimi nga Prokuroria e Posaçme.   2.SPAK nuk kryen dhe nuk ka kryer asnjë veprim hetimor që synon drejtpërdrejtë apo tërthorazi, të ndikojë apo të intimidojë vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe aq më pak të ndërhyjë në procese të caktuara zgjedhore. Deklarimet e bëra në media përbëjnë spekulim të pastër, të pambështetur në realitetin ligjor apo në praktikën hetimore të Prokurorisë së Posaçme. Çdo deklaratë e...