“Krimet mjedisore janë ulur”, Rama: Askush s’ia ka gjetur ilaçin zjarreve, do të rrisim financimin

“Krimet mjedisore janë ulur”, Rama: Askush s’ia ka gjetur ilaçin zjarreve, do të rrisim financimin

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në aktivitetin “Për ty natyrë”. Një pikëtakim për prioritetet e mjedisit, biodiversitetit dhe pyjeve, të cilat duhet të hyjnë në një fazë të re përmes modelit unik të administrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Edi Rama tha se është një moment i mirë për të bërë një bilanc duke kthyer kokën pas, ndërkohë që jemi të fokusuar te njëri nga aspektet më të vështira të procesit të negociatave, që është aspekti i mjedisit. Mënyra se si shihen dhe trajtohen zonat e mbrojtura është një pjesë strategjike e gjithë këtij kompleksi që lidhet me natyrën. Shefi i qeverisë tha se duke kthyer kokën pas ka shumë arsye për të qenë krenar për ku jemi sot. Rama: Një dekadë...