Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Greqi: Stuhia Bajron godet Rodosin, rrugë të përmbytura edhe në Lindos
Greiq po përballet me stuhi të forta dhe reshje intensive shiu për shkak të motit ekstrem nga stuhia “Bajron”. Në Rodos, veçanërisht në zonën e Lindos, rrugët janë shndërruar në përrenj për shkak të reshjeve të dendura. Sipas parashikimeve meteorologjike, në orët e ardhshme priten stuhi me intensitet të lartë dhe kohëzgjatje të gjatë, duke rritur rrezikun për banorët dhe infrastrukturën. Transporti publik është ndërprerë për arsye sigurie. Drejtoria e Transportit e Bashkisë së Rodosit ka njoftuar se të gjitha linjat e autobusëve brenda dhe jashtë qytetit janë pezulluar deri në njoftim të mëtejshëm. Shkollat në ishujt: Rodos, Kos, Karpathos, Patmos, Kasos, Tilos, Symi, Lipsos dhe Kastellorizo janë mbyllur për të gjithë nivelet arsimore, sipas vendimit të bashkive për sigurinë e nxënësve dhe mësuesve. Mësimet...