Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Dy vjet pa aktorin e njohur, Mirush Kabashi
Dy vjet më parë u nda nga jeta aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Mirush Kabashi. Ai lindi më 17 prill 1948 në Shkodër, por u rrit në Durrës. Origjina e familjes Kabashi ishte nga Gjakova. Mirush Kabashi dha një kontribut të madh në kinematografinë shqiptare ndërsa numërohen rreth 100 role në teatër dhe filma. Gjithashtu, është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë shqipe. Në 1970 u diplomua për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Aty vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 e...