Shpërndanë fotot e një bashkëmoshatareje, procedohen penalisht dy 16-vjeçarë në Pogradec

Shpërndanë fotot e një bashkëmoshatareje, procedohen penalisht dy 16-vjeçarë në Pogradec

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë referuar materialet në Prokurorin e Korçes, ku ka nisur procedimi penal ndaj dy 16-vjeçarëve. Ata dyshohet se kanë shpërndarë në rrjetet sociale foto të një 16-vjeçareje, duke cenuar privatësinë dhe dinjitetin e saj. Ky nuk është rasti i parë i ngjarjeve të ngjashme në qarkun e juglindjes. Më herët, në qytetin e Korçës, tri vajza të mitura janë proceduar penalisht për kërcënime dhe shpërndarje materialesh të përsëritura në rrjetet sociale. Edhe këto çështje vijojnë të hetohen. Ngjarja aktuale e Korçes është ende nën hetim, ndërsa Policia dhe Prokuroria po punojnë për të zbardhur të plotë dinamikën dhe përgjegjësitë ligjore./vizionplus.tv