Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Çeçenët gati për luftë në Europë, Kadyrov: Presim vetëm urdhrin e Putinit!
Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, ka shprehur hapur mbështetjen e tij për deklaratat e Presidentit rus, Vladimir Putin, lidhur me gatishmërinë e Rusisë për të hyrë në luftë me Evropën, nëse kjo e fundit do të niste një konflikt. Kadyrov theksoi se ushtria çeçene ka nevojë vetëm për një urdhër nga Moska për t’u përfshirë menjëherë në një përballje të tillë, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS. “Ne, sigurisht, nuk do të hezitojmë, Vladimir Vladimirovich, ne po presim urdhrin. Gjithçka do të përfundojë shumë shpejt dhe padyshim jo në favor të atyre që vendosën të fillojnë një luftë me Rusinë. Kam vetëm një pyetje, Vladimir Vladimirovich: nëse fillon lufta, a nuk do të ofendohesh nëse ata menjëherë fillojnë të kërkojnë falje vullnetarisht?”, shkroi Kadyrov në kanalin e...