Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri, Prokuroria Tiranë dërgon në gjykim 8 persona

Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri, Prokuroria Tiranë dërgon në gjykim 8 persona

Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tetë persona të përfshirë në trafikimin e armëve nga Kosova drejt Shqipërisë. Prokuroria ka kërkuar nga 6 deri në 8 vite burg për personat që janë marrë të pandehur. NJOFTIMI I PROKURORISË Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.1167/2024, 1167/1 dhe 1167/2 në ngarkim të të pandehurve T. Sh., G Ll., E.M. dhe A. M., të akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, të parashikuar nga neni 278/6 të Kodit Penal dhe shtetasve E.Th. M.K. B.K. dhe V.O., për veprën penale të “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/a/2 i K.Penal, Prokuroria...