Akuzohet se bleu vota për Tom Doshin, kalon për gjykim dosja për kryebashkiakun Shkreli

Akuzohet se bleu vota për Tom Doshin, kalon për gjykim dosja për kryebashkiakun Shkreli

kristjan shkreli TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili akuzohet për korrupsion zgjedhor. SPAK dërgoi për gjykim Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje.  Sipas SPAK gjatë fushatës se 11 majit, Kristian Shkreli “u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate”, të Tom Doshit. Konkretisht Prokuroria njoftoi se Shkreli shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë fushatës”. Vetë kryebashkiaku i ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk...