Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, veteranët protestë më 13 dhjetor në Maqedoninë e Veriut

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, veteranët protestë më 13 dhjetor në Maqedoninë e Veriut

Më 13 dhjetor Organizatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbajnë një protestë te ‘Sheshi Skënderbeu’ në Shkup. “Të dashur shqiptarë, shihemi në Shkup”, shkruhet në faqen zyrtare në Facebook. Pas këtij njoftimi edhe Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se Sheshi “Skënderbe” do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët. Ndër të tjera ai thekson se drejtësia për luftëtarët e lirisë nuk mund të ndërtohet mbi akuza politike, montime dhe dëshmi të fabrikuara nga Serbia dhe Rusia. “Pas Prishtinës dhe Tiranës, tani edhe Shkupi do të buçasë për të vërtetën dhe drejtësinë! Sheshi “Skënderbeu” në Shkup do të jetë zëri i fuqishëm i qytetarëve që kërkojnë drejtësi për çlirimtarët...