Sllovenia dhe Irlanda tërhiqen nga Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit!

Sllovenia dhe Irlanda tërhiqen nga Eurovision për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit!

Sllovenia dhe Irlanda janë dy vendet më të fundit që kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovision 2026, pas vendimit të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU) për të lejuar Izraelin në konkurs. Vendimi erdhi pasi një grup transmetuesish, mes tyre RTV Slovenia, Spanja, Mali i Zi, Holanda, Turqia, Algjeria dhe Islanda, kërkuan një votim të fshehtë për pjesëmarrjen e Izraelit – kërkesë që nuk u mor parasysh. Në Asamblenë e Përgjithshme të mbajtur në Gjenevë, anëtarët e EBU-së nuk votuan drejtpërdrejt për Izraelin, por për skenarin organizativ të konkursit, i cili përfshinte edhe pjesëmarrjen izraelite. Sipas presidentes së Bordit të RTV Slovenia, Natalija Gorščak, vendimi ka sjellë tërheqje të menjëhershme të disa vendeve. “Sllovenia definitivisht nuk do të...