“Spalletti është një fenomenal, një nga trajnerët më të mirë që kam patur ndonjëherë”

“Spalletti është një fenomenal, një nga trajnerët më të mirë që kam patur ndonjëherë”

5 Dhjetor 2025 10:46 Telesport “Spalletti është fenomenal taktikisht, ai e lexon fushën si një kampion absolut dhe po na tregon se 1% bën gjithë ndryshimin në botë. Ai është një nga trajnerët më të mirë që kam pasur ndonjëherë“, tha portieri i Juventus, Mattia Perin, për trajnerin e tij. Deklaratë që vjen para përgatitjeve që bardhezinjtë po bëjnë para ndeshjes ndaj Napoli: “Pas tre fitoreve radhazi, ndihemi shumë mirë dhe trajneri na përgatit shumë mirë, pavarësisht se kush luan titullar”. Portieri shprehet edhe për deklaratën e Spalletti se ai është një lider në dhomën e zhveshjes: “Spalletti më bëri të buzëqesh kur më quajti kështu. Ai ndonjëherë përdor fjalë të pabesueshme. Më pëlqen ta vë përvojën time në dispozicion të lojtarëve më të rinj“....