Media e njohur në Bruksel: Rasti “Veliaj” zbulon anën e errët të SPAK

Media e njohur në Bruksel: Rasti “Veliaj” zbulon anën e errët të SPAK

EUReporter ka sjellë një artikull për çështjen e Kryebashkiakut Veliaj, duke e cilësuar çështjen e nisur ndaj tij si shenja të qarta të motivimit politik. EUReporter nënvizon se çështja e Veliajt, mbetet shumë poshtë standardeve evropiane dhe se ajo nxjerr në pah anën e errët të një prokurorie me fuqi të gjera dhe pak llogaridhënie. EUReporter thekson se Veliaj e shndërroi Tiranën nga një qytet i zymtë në një qytet europian. Shkrimi: Është vështirë ta teprosh kur përshkruan atë që po ndodh në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë. Qyteti që Erion Veliaj ndihmoi ta shndërronte nga një relike e zymtë, e mbytur në trafik, në diçka që me të vërtetë duket dhe ndihet evropiane, sot drejtohet, në praktikë, nga një nënkryetar bashkie, ndërsa kryetari i...