Beleri: Çamët s’janë masakruar! Ka 2 mijë vendime gjykatash ndaj tyre për krime! Në 1994 isha në Qipro, jo në Peshkëpi

Beleri: Çamët s’janë masakruar! Ka 2 mijë vendime gjykatash ndaj tyre për krime! Në 1994 isha në Qipro, jo në Peshkëpi

Masakra e Peshkëpisë e 10 prillit 1994, ku një komando greke vrau dy ushtarakë shqiptarë, mbetet një nga ngjarjet më të ndjeshme në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi. Fredi Beleri, i akuzuar i përfshirë në këtë incident, hodhi poshtë të gjitha akuzat gjatë një interviste në “Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV. Ai deklaroi se në atë periudhë ndodhej në Qipro, duke studiuar për hidraulik dhe gjuhë, dhe sfidoi akuzuesit me prova dhe dëshmitarë që vërtetojnë vendndodhjen e tij larg kufirit shqiptar. Lidhur me foton e famshme që qarkullon në media, ku pretendohet se ai shfaqet me armë, Beleri tha se personi në foto nuk është ai, pasi në vitin 1994 ai ishte fizikisht shumë më i dobët. Ai e cilësoi rihapjen e kësaj dosjeje si një sulm...