Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Milan largohet nga Kupa e Italisë, dorëzohet ndaj Lazios në Olimpico
Milani i ka dhënë lamtumirën Kupës së Italisë, pasi u mposht 1-0 nga Lazio në fazën e 1/8. Ndaj Lazios, dueli rezultoi edhe më i vështirë nga sa pritej, duke bërë që Milani të heqë dorë nga një prej objektivave sezonal. Në Olimpico, kryeqytetasit realizuan një gol që vulosi kualifikimin në një ndeshje që nuk prodhoi shumë raste për shënim. Ballafaqimi ishte thuajse i barabartë, me diferenca të vogla mes dy ekipeve, ndërsa pjesa e parë u mbyll pa gola. Në pjesën e dytë, ishte Zaccagni që kaloi përpara lacialët pas një goditjeje të saktë me kokë nga një top i ardhur nga goditja e këndit. Në vijim, asgjë nuk ndryshoi, me tentativat e kuqezinjve që rezultuan të dështuara. 1-0 dhe Lazio avancon në çerekfinale...