Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, mbahet gjyqi ndaj ish-ortakut të biznesmenit dhe rojës së karburantit
Zhvillohet sot seanca në Gjykatën e Elbasanit për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestuan pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit. Marsel arani xhino ago mondi mehalla. Seanca nis në orë 10:00 dhe do të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor. Ndërkohë, lidhur me Nevzat Spahon, po ashtu i prangosur, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria e Elbasanit të ketë depozituar një kërkesë për caktim mase sigurimi. Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa priten zhvillimet nga seanca e 5 dhjetorit.