Tragjedia në familjen Boba/ I mituri ndërroi jetë pas sulmit me thikë në zemër, familja largohet, banesa me qira braktiset

Tragjedia në familjen Boba/ I mituri ndërroi jetë pas sulmit me thikë në zemër, familja largohet, banesa me qira braktiset

Shtëpia e familjes Boba në lagjen e ish-Kënetës në Durrës qëndron e mbyllur. Asnjë person nuk ndodhet aty, me përjashtim të pronares së objektit që 3 vite më parë ua kishte dhënë me qira katin e parë të ndërtesës dykatëshe e cila ndodhet fare pranë vendit të ngjarjes. Aty, ku djali i tyre u godit me thikë disa herë nga një 14-vjeçar dhe nuk arriti të mbijetojë, duke humbur jetën 9 ditë pas ngjarjes që u regjistrua në datën 25 nëntor pas shkolle. Asnjë nga familja Boba nuk është kthyer në banesën me qira. Edhe tek gjyshërit nga e ëma të të miturit Erion Boba nuk ka njeri. Të gjithë janë ende në Tiranë, raporton gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi. Paraprakisht thuhet se trupi...