Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
U dënuan për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Lartë prish vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, kthen për rigjykim dosjet e tyre
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, duke rikthyer për gjykim dosjet e tyre. Ilir Selmani është dënuar me 28 vite burg ndërsa Elvis Gaçaj është dënuar me 7 vite burg, të akuzuar si pjesëmarrës në një grup kriminal që vrau ish-punonjësin e Policisë, Santiago Malko në gusht të vitit 2019. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Top Channel