‘Paqja Fiskale’ mund të deformojë konkurrencën, Hasko: Ligji i ri  hap një shteg për evazion dhe pastrimin e parave

‘Paqja Fiskale’ mund të deformojë konkurrencën, Hasko: Ligji i ri hap një shteg për evazion dhe pastrimin e parave

Një nismë e re legjislative e qeverisë, e pagëzuar si “Paqja Fiskale”, ka ndezur debate të ashpra mes ekspertëve të ekonomisë, të cilët paralajmërojnë për pasoja të rënda dhe afatgjata në treg dhe në shtetin ligjor. I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto' audituesI Armand Hasko tha se ky ligj në thelb nuk i shërben shumicës së qytetarëve, por hap dyert për legalizimin e parave me burim të paligjshëm. Sipas tij, nisma i mundëson individëve dhe bizneseve të deklarojnë pasuri të fshehura duke paguar një taksë minimale prej 5%. Kjo konsiderohet një konkurrencë e pandershme ndaj tatimpaguesve të rregullt, të cilët paguajnë taksa deri në 15% ose më shumë. Hasko vuri në dukje se nisma të ngjashme janë kundërshtuar më parë nga institucionet ndërkombëtare si FMN dhe...