Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Klodian Allajbeu privatizon ministrinë e Shëndetësisë nëpërmjet të punësuarës ministre Sala, merr si shërbim…
Spitali Amerikan vazhdon të marrë benefite të mëdha nga qeveria “Rama”. Skandali më i madje është se ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka qenë dhe vazhdon të jetë rektore e “Western Balkans University”, institucion privat në pronësi të Spitalit Amerikan të Klodian Allajbeut, ku paguhet me 15 mijë euro në muaj. Faktet që do të rendisim më poshtë tregojnë se këtu nuk kemi të bëjmë thjesht një histori biznesi. Kemi një arkitekturë të tërë pushteti, të ndërtuar me durim për të kontrolluar shëndetësinë publike shqiptare. Spitali Amerikan nuk është thjesht spitali më i madh privat në vend. Është simboli i mënyrës sesi u krijua dhe u konsolidua një strukturë paralele pushteti. Skandali Edhe pse jemi në vitin 2025 dhe premtimi për kryerjen e transplantit të...