Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi lëviznin të armatosur. Ilir Dushku, 29-vjeç dhe Bjorli Xhabrahimi, 22-vjeç u ndaluan në Mjull Bathore dhe pas një kontrolli fizik, policia iu gjeti armë. Dushkut iu gjet 1 armë gjahu teke me 29 fishekë ndërsa Xhabrahimit iu gjet një armë tjetër gjahu. Më pas, policia ushtroi kontrolle në banesën e Ilir Dushkut, të cilit i gjeti edhe dy armë pistoletë, 1 armë e ftohtë, municion luftarak dhe një sasi e vogël kokainë. 29-vjeçari rezulton i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje dhe heqje e paligjshme lirie. Njoftimi i policise Finalizohet operacioni policor i koduar “Hunter”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 1....