Putin ultimatum Ukrainës: Tërhiquni nga Donbasi ose ne e marrim me forcë!

Putin ultimatum Ukrainës: Tërhiquni nga Donbasi ose ne e marrim me forcë!

Presidenti rus Vladimir Putin e ka përsëritur paralajmërimin  e tij se trupat ukrainase duhet të tërhiqen nga rajoni lindor i Donbas, përndryshe Rusia do ta marrë me forcë, duke hedhur poshtë çdo kompromis për përfundimin e luftës në Ukrainë. “Ose ne i çlirojmë këto territore me forcë, ose trupat ukrainase largohen prej tyre”, tha ai për India Today. Aktualisht, Moska kontrollon rreth 85% të Donbasit, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar prerazi se nuk do të dorëzojë asnjë territor. Komentet e Putinit vijnë pas deklaratave të homologut të tij amerikan Donald Trump, i cili tha se negociatorët, pas bisedimeve në Moskë  kanë besim se “Putin do të donte t’i jepte fund luftës”. Emisari i Trump-it, Steve Witkoff, i cili qëndroi në Moskë, pritet të takojë ekipin...