Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Fituesi i Nobelit rrëzon marrëveshjen e Washingtonit: Paqe? Jo, luftë për mineralet e Kongos
Fituesi kongolez i Çmimit Nobel për Paqen, Denis Mukwege, ka sulmuar ashpër marrëveshjet e reja mes Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës, të ndërmjetësuara nga SHBA, ndërsa presidentët Félix Tshisekedi dhe Paul Kagame u pritën në Washington nga Donald Trump. Sipas tij, procesi diplomatik i promovuar nga Washingtoni nuk ka lidhje me paqen, por me garën globale për mineralet strategjike të Kongos. “Kjo nuk është marrëveshje paqeje. Dëshmia? Në fshatin tim sot po varrosnin të vdekurit ndërsa në Washington firmosej akordi. M23 vazhdon të pushtojë territore”, tha Mukwege për Reuters nga Parisi. Grupimi rebel M23, i akuzuar prej kohësh se mbështetet nga Ruanda, kontrollon zona të tëra në lindje të Kongos. Mukwege paralajmëroi se dokumentet e nënshkruara duken më shumë si platformë për të garantuar...