Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet pas më shumë se 24 orësh arrati 50-vjeçari! U gjet i plagosur rëndë
Nazif Muslija, 50 vjeç, shtetas shqiptar nga Maqedonia e Veriut, është gjetur pas më shumë se 24 orësh kërkime. Ai ishte në arrati pas vdekjes së bashkëshortes. Sipas mediave italiane, 50-vjeçari u lokalizua në një zonë me terren të thyer pranë Ankonës, i shtrirë përtokë dhe i plagosur rëndë.Lexo edhe :Related Posts Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë për ta stabilizuar. Muslija, 50 vjeç, dyshohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, 49 vjeçe, e cila u gjet e masakruar në banesën e çiftit në Pianello Vallesina. Në shtëpi u sekuestrua edhe një tub hekuri që mund të jetë arma e krimit. Prokuroria e Ankonës kishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij. Hetimet po vazhdojnë./vizionplus.tv